SHANI TARASHAJ
Dëshira e madhe, por mundësia nuk ekziston
30 August, 2016 @21:26
Futbollisti nga Kosova i cili do ta përfaqësojë Zvicrën edhe në vazhdim të karrierës, Shani Tarashaj, ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur për përfaqësuesen e Kosovës nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.
“Nganjëherë dëshira është e madhe por mundësia nuk ekziston. Gjithmonë do të dua vendlindje,” ka shkruar Tarashaj, derisa ka cekur që është në grumbullim me përfaqësuesen e Zvicrës.
Tarashaj, së bashku me Granit Xhakën, Valon Behramin dhe Xherdan Shaqirin janë katër futbollistët aktual në përfaqësuesen e Zvicrës që kanë prejardhje nga Kosova.