Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SERIE A

Dështojnë Lazio e Inter

REUTERS/Max Rossi

Dështojnë Lazio e Inter


3 February, 2013 @17:10

Lazio ka përfunduar serinë prej 16 ndeshjeve pa humbje duke u mposhtur nga Genoa sot në minutën e 5-të shtesë të takimit. Ka qenë Marco Rigoni, njeriu që ka shënuar në kohën shtesë për t’ia prishur lacialëve serinë e pamposhtëshmërisë. 

Lorik Cana ka qenë në qendër të mbrojtjes sot për romakët dhe ka qenë për 90 minuta në fushë, por nuk ka arritur të ndalë ekipin e tij nga humbja. 

Inter, gjithashtu ka dështuar. Ekipi i Andrea Stramaccionit ka humbur nga Siena, e cila në momentin kur ishte rezultati 2-1, ka përfituar një penallti, për shkak të së cilës është përjashtur mbrojtësi rumun i neroazzurrëve, Christian Chivu. Prej atij momenti, Inter nuk ka arritur të rikthehet në lojë. 

Për Interin sot ka debutuar që nga fillimi i ndeshjes, serbi Zdravko Kuzmanovic i ardhur nga Stuttgarti, si dhe në pjesën e dytë është futur talenti kroat Mateo Kovacic, i cili gjithashtu ka zëvendësuar të ardhurin Ezequiel Schelotto. Të tre këta janë përforcime që ka marrë Interi gjatë afatit kalimtar të janarit. 



REZULTATET:

1 Genoa - Lazio 3-2
2 Siena - Inter 3-1
3 Pescara - Bologna 2-3
4 Palermo - Atalanta 1-2
5 Fiorentina - Parma 2-0


TABELA AKTUALE

1 Juventus 52 pikë
2 Napoli 49 pikë
3 Lazio 43 pikë
4 Inter 40 pikë
5 Fiorentina 39 pikë
6 Milan 37 pikë -1 ndeshje, luan sonte ndaj Udineses,

 
Të gjitha lajmet nga