FARUK ELSHANI
Detajet vendosën duelin
18 September, 2021 @18:32
Trajneri i Feronikelit, Faruk Elshani, është shprehur që fati ka vendosur ndeshjen. Kështu së paku mendon ai, pasi që në deklaratën e dhnëë ai ka thënë se një detaj ka vendosur ndeshjen, ndërsa puna do të vazhdojë njëjtë edhe për ndeshjet tjera.
Feronikeli u mposht nga Malisheva, që po debuton në Superligë, me rezultat minimal.
“Ka qenë një detaj i vogël që ka vendosur gjithçka. Ne tentuam të bëjmë rikthim, por nuk arritëm të konkretizojmë rastet që u paraqitën. Do të vazhdojmë përpara me përgatitje për ndeshjen e radhës,” ka thënë Elshani.
Feronikeli, përkundër se u vonua shumë në përgatitje për sezonin e ri. Por sidoqoftë, ekipi është komponuar mirë dhe tashmë kanë arritur të marrin gjashtë pikë nga pesë ndeshje.