Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VERONA 1-3 MILAN

Dhurata më e bukur për ditëlindje, Tonali shkëlqen

Dhurata më e bukur për ditëlindje, Tonali shkëlqen


8 May, 2022 @23:27

Sandro Tonali me dygolësh për ditëlindjen e tij të 22-të me asistime nga Rafael Leao dhe në fund Alessandro Florenzi i kanë dhënë Milanit fitoren e madhe në Marc’Antonio Bentegodi ndaj Veronës, për t’i afruar rossonerët dy beteja para titullit kampion!

Në fakt ndeshja nisi mirë për Milanin që në momentet e hershme, por VAR anuloi një gol të hershëm të Tonalit, pas një shikimi të gjatë.

E më pas Verona, që shutin e parë drejt portës kundërshtare e kishte në minutën e 35 kaloi në epërsi me golin e Davide Faraonit. Barazimi i shpejtë erdhi nga njeriu që festonte ditëlindjen, për të shkuar në pushim 1-1. Nuk vonoi që në nismë të pjesës së dytë ai përsëri shënoi dhe 4 minuta para fundit të ndeshjes ka qenë Florenzi që rehatoi gjithcka, për përfundimtaren Verona 1-3 Milan [Faraoni 38 - Tonali 45+3, 49, Florenzi 86].

Fitorja con Milanin dy pikë mbi Interin në krye të renditjes kur kanë mbetur ndeshja ndaj Atalantës në San Siro dhe ndaj Sassuolos në Mapei.

Për rossonerët e Stefano Piolit, fati është në këmbët e tyre, për të sjellë Scudetton e parë pas 11 vitesh krize në Curva Sud.

 


 
Të gjitha lajmet nga Serie A