Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BENFICA - LIVERPOOL

Diaz siguron Liverpoolin për ndeshjen e kthimit

Diaz siguron Liverpoolin për ndeshjen e kthimit


5 April, 2022 @23:03

Me dy gola avantazh Liverpool kthehet në Anfield Road, pas fitores së arritur sonte ndaj Benficës në Lisbonë, 1-3 [Nunez 49 - Konate 17, Mane 34, Diaz 87].

Goli i ish lojtarit të Portos tre minuta para fundit të ndeshjes, qetësoi gjakrat te ekipi i Jurgen Klopp, pasi që dominimi i pjesës së parë me epërsi dygolëshe ishte afër të shkrihej pas golit të Darwin Nunezit të vendasve, që gjallëroi jo vetëm ekipin por edhe brohoritjet në Da Luz.

Me këtë fitore, Liverpool është në rrugë të mirë për të siguruar gjysmëfinalen e garës në ndeshjen e kthimit që luhet më 13 prill, ndërsa Benfica e Nelson Verissimos do të duhet të bëj befasinë e dorës së parë në Liverpool për të arritur top-katërshen e Evropës. 


 
Të gjitha lajmet nga Champions League