FITORE E MADHE E ANTALYAS
Digjet në Antalya
5 February, 2016 @21:12
Antalyaspor ka arritur të bëj befasinë e madhe të xhiros dhe të shënojë fitore ndaj Fenerbahçes lidere sonte, 4-2.
Samuel Eto’o me një gol dhe asist ka qenë yll i ndeshjes, derisa nga një gol kanë shënuar Danilo, Makoun dhe Aytaç për fitoren e ekipit nga Mesdheu.
Golat e vonshëm të Bruno Alves dhe Robin Van Persie për Fenerbahçen, kanë qenë vetëm sa për të ulur epërsinë e madhe të krijuar të Antalyas.
Kjo ka qenë humbja e parë e Fenerbahçes pas 25 ndeshjeve zyrtare, prej të cilave 13 në Superligën turke.