PREJ GALATASARAYIT
Edhe Burak në Kinë
5 February, 2016 @20:00
Burak Yilmaz, sulmues i Galatasarayit dhe reprezentacionit të Turqisë, është larguar për në kampionatin kinez, kanë bërë të ditura mediat turke pak më parë.
Yilmaz do të luajë te ekipi i Beijing Guoan dhe ka arritur marrëveshje katër vjeçare, ka shkruar NTV Spor pak më parë.
Galatasaray do të përfitojë 8 milionë euro nga transferi, ku 25% do t’i takojnë Trabzonsporit si ish ekip i lojtarit, ndërsa vetë lojtari pritet të merr 8 milionë euro në vjet me bonuset e llogaritura.