Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KRASNIQI

Disciplina dhe dëshira, solli fitoren

BOROZOANI/D.S./Arkiv

Disciplina dhe dëshira, solli fitoren


25 April, 2015 @22:26

Trajneri i posaardhur te Prishtina, Ramiz Krasniqi, debutoi sot me fitore në rikthimin e tij si trajner te klubi bardhekaltër. 

I gëzuar për fitore dhe disciplinën e ekipit, Krasniqi duke folur për faqen zyrtare të klubit ka bërë të ditur se dëshiron që ekipi i tij të vazhdojë me një ritëm të tillë në kampionat. 

“Dy ekipet luajtën hapur, prej shumë rasteve shfrytëzuam vetëm një dhe me meritë fituam ndeshjen. Mendoj se kemi qenë më të ngarkuar psikikisht pasi që lojtarët kanë qenë disi të rënë. Sidoqoftë, me disciplinë të jashtëzakonshme dhe dëshirë të madhe, vazhdojmë tutje,” ka thënë Krasniqi pas ndeshjes. 

Prishtina mposhti Istogun me rezultat minimal sot në Istog 1-0, me golin e vetëm që e shënoi kapiteni Driton Krasniqi, që ia dedikoi golin djalit të tij. 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga