ISTOG

BOROZANI/Erdis Driza
Prishtina i kthehet fitores
25 April, 2015 @16:02
Prishtina ka arritur të shënojë fitore të rëndësishme në kuadër të Superligës sot duke mposhtur Istogun, që njihet për lojë të mirë si vendas. Borozani.com
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi kapiteni i Prishtinës, Driton Krasniqi, pak para se të përfundojë pjesa e parë, kur pranoi një top të mirë nga Mentor Zhdrella.
Kjo ka qenë ndeshja e parë e bardhekaltërve me trajnerin e ri, Ramiz Krasniqi, pas largimit të Bylbyl Sokolit, derisa ekipi prishtinas ka arritur të shënojë fitoren e parë pas tre xhirove pa ‘të.
Istogu në anën tjetër nuk ka arritur të krijojë shumë përballë prishtinasve dhe në fund, u desht të ballafaqohen me humbje.