LARGOHET EDHE NJË

Gundogan në Manchester!
24 April, 2015 @23:08
Ilkay Gundogan është gati që të nënshkruaj për gjigantin anglez, Manchester United, ka raportuar Sky Sports pak më parë.
Sipas burimeve të këtij kanali sportiv anglez, Gundogan 24 vjeç, të cilit kontrata me Borussia Dortmundin i përfundon stinorin e ardhshëm pritet t’i kushtojë Manchester Unitedit 30 milionë euro, ndërsa marrëveshja mund të kompletohet brenda javës.
Arsenal dhe Manchester City janë përfolur gjithashti si mundësi kalimi për mesfushorin e vlerësuar me origjinë turke, por një publikim në Der Westen në mëngjesin e sotëm ka bërë favorit Manchester Unitedin si adresë për lojtarin në fjalë.