GJAKOVË

BOROZANI/D.S.
Vëllaznimi ndal liderin
25 April, 2015 @15:32
Ferronikeli nuk ka arritur të vazhdojë me fitore në Superligë, pasi që ëshët ndalë sot nga Vëllaznimi në formë.
Edhepse mysafirët kishin një rast ideal në pjesë të parë përmes Egzon Gashit, kur ky qëllon shtyllën, Vëllaznimi ka arritur të konsolidohet në pjesë të dytë dhe të rrezikojë më shumë.
Ferronikeli për më tepër ka humbur dy futbollistët standard për ndeshjet e ardhshme pasi që, Behar Maliqi dhe Isa Eminhaziri, u ndëshkuan me kartonë të kuq pas protestave të ashpëra ndaj referit të ndeshjes B. Jahmurataj.
Dhjetë minutat e fundit lideri i Superligës i luajti me 9 futbollistë në fushë, për të përfunduar 0-0 ndeshjen.
Në fund, Vëllaznimi vazhdon qe katër xhiro pa humbje, derisa Ferronikeli ka regjistruar tek barazimin e dytë të pjesës pranverore.
Video
Momentet kryesore të ndeshjes Vëllaznimi-Ferronikeli