Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SOT : : : DY DERBI NË DY GRUPET E LIGËS SË PARË

Dita e derbive në Ligë të Parë, në të dyja grupet

Pamje nga dueli vjeshtor, Feronikeli'74 - Liria/ Foto: FCLiria/ fb

Dita e derbive në Ligë të Parë, në të dyja grupet


3 March, 2023 @10:51

Përballjet e sotme të Ligës së Parë, që hapin xhiron XVII të Grupit A dhe Grupit B aty, janë derbi që do të mund të bëjnë dallimin në fund të stinorit të rregullt në garat e kategorisë së dytë të futbollit kosovar.

Luajnë ekipet që po kërkojnë elitën, ndërsa rruga për Superligë ka edhe XI xhiro në total.

Liria vs. Feronikeli'74

Radhazi sipas grupeve, në atë A, Liria prej orës 13:00 në Përparim Thaçi pret Feronikelin’74 lider. Prizrenasit në vend të tretë janë 7 pikë larg ekipit nga Drenasi (34). Ndërsa fitorja për djemtë e Xhengis Rexhepit do të thotë shumë sot, pasi që pos tri pikëve, do t’i afrohen atyre në 4 pikë në luftë për kreun e Grupit A, që siguron Superligën.

Në anën tjetër Feronikeli’74 përkundër të gjithave po tregon rezultate dhe në dy ndeshjet e para të pranverës ka parë vetëm fitore, sado qofshin të vështira, për të kapur 6 pikë nga 2 ndeshje, derisa të tjerët kanë lëshuar pikë në këto dy duele të pjesës pranverore të stinorit.

TABELA AKTUALE

Dueli i parë mes skuadrave në fjalë ka përfunduar baraz, kur në Rexhepi Rexhepi ndeshja e pjesës vjeshtore të stinorit përfundoi 2-2. Në Prizren, sot fitorja e Feronikelit’74 mund të jetë një goditje e madhe për bardhezinjtë nga Prizreni. Aq më shumë, kur ‘74-shi drejtohet nga ish-trajneri i Lirisë, Granit Begolli.

Ulpiana vs. Vushtrria

Njëjtë, përballje e rëndësisë tjetër në Grupin B të Ligës së Parë dhe atë sot, në Sami Kelmendi të Lipjanit që nis prej orës 13:00.

Ulpiana e dyta në renditje me dy pikë më pak se liderja Fushë Kosova (35) pret në shtëpi Vushtrrinë që është e treta në renditje dhe ka një pikë më pak sesa lipjanasit.

Ekipi i Emin Bajramit është riorganizuar dhe pret që të thotë fjalën kryesore në këtë grup të Ligës së Parë deri në fund të stinorit, ashtu që të sigurojë Superligën pa barazh. Të njëjtën e do edhe kundërshtari i sotëm, Vushtrria që drejtohet nga Alban Dragusha.

TABELA AKTUALE

Edhe Ulpiana edhe Vushtrria kanë marrë maksimumin e 6 pikëve nga 2 ndedshjet e para të pranverës dhe me këtë xhiro kjo nuk do të mund të vazhdojë kështu. Së paku njërës duhet t’i prishet ritmi i trepikëshave. Cilës, mbetet të shihet në derbin e sotëm.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë