XHIROJA PËRMBYLLËSE
Dita e fundit në Ligën e Parë
19 May, 2018 @11:02
Me fillim nga ora 16:00, sot zhvillohen të gjitha ndeshjet e xhiros së fundit të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.
Dy skuadrat që do të ngjiten direkt në Ligën e Parë tashmë dihen, KEK-u e Ballkani, mirëpo ende nuk dihet se cila skuadër do ta mbyllë sezonin në vendin e parë. KEK-u, aktualisht lider, sot përballet ndaj Ramiz Sadikut në shtëpi, kurse Ballkani luan ndaj Trepçës.
Pozitat 3 dhe 4, që ofrojnë mundësi për t’u ngjitur në Superligë përmes barazhit, janë ‘blinduar’ nga Vushtrria e Ferizaji, ndërsa e hapur mbetet gara e skuadrave që po tentojnë t’i ikin barazhit të Ligës së Parë, pra pozitave 13 dhe 14. Për t’i ikur këtyre pozitave po luftojnë gati 7 ekipe, gjë që e bën xhiron e fundit mjaft interesante.
Sa i përket rënies direkte nga Liga e Parë, këtë tashmë e kanë siguruar Hajvalia dhe Kosova (P).