NGA KONFERENCA
Do të ketë siguri
Teksti: Prishtinafc.com
18 May, 2018 @13:21
Është mbajtur konferenca e fundit para ndeshjes Prishtina – Drita, me që rast morën pjesë përfaqësuesi i Policisë së Kosovës, toger Bajram Shabani, Afrim Muçiqi dhe Afrim Azemi përgjegjës për siguri pranë klubit.
Përfaqësuesi i policisë, Bajram Shabani ka thënë që policia ka marrë të gjitha masat dhe ende është duke e vlerësua gjendjen e rrezikshmërisë dhe konform të saj do të vepron policia e rendit dhe ajo intervenuese apo speciale.
“Ne jemi kontakt të vazhdueshëm me dy tifozeritë. Ne do të jemi ata që do t’i përcjellim tifozët nga të dy qytet dhe përveç që do të kujdesim për rend, do të kujdesemi edhe për sigurinë e tifozerive dhe mos të vije as te përplasja eventuale ndërmjet vete”, ka thënë Shabani.
“Përndryshe nuk ka indikacion që do të ketë ndonjë problem, por edhe ne jemi në fazën e vlerësimit të rrezikshmërisë”, tha Shabani.
“Unë i bëjë apel tërë atyre që do të nisen për Pejë, të jenë korrekt sipas ligjit, sepse edhe ne jemi ata që do të veprojmë sipas ligjeve të Kosovës”, ka përfunduar Bajrami.
Përfaqësuesi i klubit, Afrim Muçiqi ka thënë se janë duke u bërë përpjekjet maksimale me mundësitë që ofron stadiumi, të organizoj ndeshjen sa më mirë që mundemi.
“Ne kemi vendosur t’i respektojmë rregulloren e 5% të kapacitetit dhe 100 ftesa do të jenë gratis për tifozët e Dritës. Ne kemi dashur dhe kemi bërë përpjekje maksimale që ndeshjen të organizonim në stadiumin tonë e ku lindja dhe jugu do t’i takonin tifozëve tanë e veriu ekskluzivisht atyre të Dritës edhe atë për pagesë. Por, jemi ku jemi dhe duhet përshtatur stadiumit “Shahin Haxhiislami”, ka thënë Muçiqi.
“Bileta nuk do të ketë në shitje, janë vetëm dy tribuna dhe ajo lindore do të jetë me ftesa vetëm për Plisa, kurse ajo mbi zhveshtore për zyrtarë dhe gazetarë. Tifozëve të Dritës do të provojmë t’ju sigurojmë kushtet adekuate”, ka mbyllur Muçiqi.
Personi për siguri, Afrim Azemi ka thënë se me kompaninë e tij private do të ketë numër të mjaftueshëm të “stjuardëve”.