STADIUMI
‘Finalja’ luhet në Pejë!
17 May, 2018 @15:32
Përfundimtare, ndeshja më e rëndësishme e stinorit në Superligë, ajo ndërmjet Prishtinës e Dritës, do të zhvillohet në Shahin Haxhiislami të Pejës, ka bërë të ditur FFK sot përmes një njoftimi.
Me fillim në ora 16:00 të dielën më 20 maj, Prishtina e Drita mes vete do të përcaktojnë kampionin e ri të Kosovës në futboll.