Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EURO2020

Dita e gjashtë e kampionatit, fillojnë ndeshjet e dyta

Dita e gjashtë e kampionatit, fillojnë ndeshjet e dyta


16 June, 2021 @8:05

Sot fillojnë ndeshjet e dyta të fazës grupore në kampionatin evropian, pas të cilave shumë gjëra do të qartësohen edhe më tepër.

Për dallim nga dje, kur patëm vetëm dy ndeshje, dita e sotme na sjell tri ndeshje të ndryshme.

GRUPET EURO2020

Dita hapet me ndeshjen e grupit B mes Finlandës dhe Rusisë, takim ky që luhet me fillim nga ora 15:00. Finlanda debutuese, fitorja e së cilës ndaj Danimarkës nuk mori vëmendjen e duhur për shkak të rastit Eriksen, tashmë e sheh veten duke shpresuar për ta kaluar grupin. Favorite për këtë takim llogaritet Rusia, mirëpo nuk është ndonjë prej skuadrave të Rusisë që krijon shumë dhe nëse Finlanda mbrohet siç u mbrojt ndaj Danimarkës, do të ketë mundësi të mirë ta marrë të paktën një barazim.

Më pas, dita vazhdon me dy ndeshje nga grupi A.

Nga ora 18:00, Turqia luan ndaj Uellsit, e më pas në ora 21:00 kemi ndeshjen mes Italisë dhe Zvicrës. Dy të fundit janë favorite për ta kaluar grupin nga dy pozitat e para, mirëpo pas barazimit të Uellsit dhe Zvicrës në ndeshjen e parë, gjithçka mbetet e hapur edhe për Uellsin, sidomos nëse fiton sot ndaj Turqisë, gjë që nuk do të jetë e lehtë.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani