Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EURO2020

Dita e katërt e evropianit, cilat janë ndeshjet e ditës?

Dita e katërt e evropianit, cilat janë ndeshjet e ditës?


14 June, 2021 @7:53

Dita e djeshme në kampionatin evropian na dhuroi ndeshje mjaft të mira.

Anglia me Kroacinë nuk dhuruan ndeshje me plot raste e gola, kjo edhe falë konzervativitetit të Southgate, por ndeshjet Austri - Maqedoni Veriore dhe Holandë - Ukrainë ishin shumë të mira dhe dhuruan plot gola.

GRUPET - EURO2020

Sot kemi një ndeshje nga grupi D, grupi i Anglisë, dhe dy ndeshje nga grupi E.

Nga grupi D sot mes vete me fillim nga ora 15:00 takohen Skocia e Republika Çeke, përfaqësuese të cilat ishin në të njëjtin grup edhe gjatë Ligës së Kombeve në vitin 2020. Në dy takimet e tyre në Ligën e Kombeve vitin e kaluar, dy herë kishte fituar Skocia.

Më pas, në ora 18:00 mes vete në grupin E takohen Polonia e Sllovakia, kurse nata mbyllet me ndeshjen mes Spanjës dhe Suedisë nga po i njëjti grup (ora 21:00).

Polonia e Lewandowskit llogaritet favorite ndaj Sllovakisë, ndërkohë që kjo e fundit nuk di për humbje në 6 ndeshjet e fundit, kryesisht falë mbrojtjes stabile.

Sa i përket Spanjës, edhe ajo llogaritet favorite ndaj Suedisë. Për fatin tonë të keq, nuk do të mund të shohim ndonjë duel mes Sergio Ramosit dhe Zlatan Ibrahimovicit, të cilët nuk janë pjesë e këtij evropiani. Gjithashtu, kujtojmë faktin që të dyja këto shtete janë në grupin e Kosovës për kualifikimet drejt Botërorit të Katarit.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani