Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EURO2020

Dita e nëntë e evropianit, mbyllet xhiroja e dytë

Dita e nëntë e evropianit, mbyllet xhiroja e dytë


19 June, 2021 @8:30

Sot mbyllet xhiroja e dytë e fazës grupore të evropianit.

Pas tri ndeshjeve të sotme, skuadrave iu mbetet vetëm edhe nga një ndeshje në grupet përkatëse, e më pas dy vendet e para të secilit grup bashkë me katër vendet e treta më të mira, i kompletojnë 16 përfaqësueset që e arrijnë 1/8 e finales.

GRUPET - EURO2020

Dita hapet me kampionin e Botës, që sot ka punë me Hungarinë me fillim nga ora 15:00.

Më pas, në ora 19:00 luhet ndeshja kryesore e ditës mes Portugalisë dhe Gjermanisë, kurse në ora 21:00 luhet ndeshja mes Spanjës dhe Polonisë, ndeshje e vlefshme për grupin E.

Nga ndeshjet e grupit F, Franca nuk parashihet të gabojë ndaj Hungarisë, kurse vendimtar në përcaktimin e së ardhmes së grupit do të jetë takimi mes Portugalisë dhe Gjermanisë. Nëse e dëshiron fitoren, Gjermania sonte do të duhet të jetë më konkrete sesa që ishte ndaj Francës, kurse Portugalia si zakonisht do të jetë e durueshme dhe do të tentojë të shënojë përmes kundërsulmeve. Për fatin e keq të saj, Cancelo nuk është pjesë e ekipit këtë kampionat për shkak të Covidit, lojtar që do të ishte shumë i nevojshëm për fazën ofansive, sidomos kur luhet me kundërsulme të shpejta.

E në ndeshjen e grupit E, Spanja do ta kërkojë me çdo kusht fitoren. Suedia tashmë ka 4 pikë dhe Spanja do të donte ta mbante hapin me të. Për më tepër, dy dështime në dy ndeshjet e para do ta shtonin edhe më tepër presionin te skuadra e Enriques, ani pse nuk është në mesin e favoritëve këtë herë.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani