Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EURO2020

Dita e tetë e evropianit, ndeshjet e ditës

Foto: UEFA

Dita e tetë e evropianit, ndeshjet e ditës


18 June, 2021 @8:30

Po shkojmë drejt fundit të xhiros së dytë të fazës grupore të kampionatit evropian.

Sot kemi ndeshje nga grupet D e E, e më pas nesër do të jetë dita e fundit e xhiros së dytë.

GRUPET DHE ORARI

Dita fillon me ndeshjen e grupit E, ku Suedia takohet me Sllovakinë me fillim nga ora 15:00. Pas barazimit me Spanjën, Suedia do të takohet me liderin e grupit, Sllovakinë, që në këtë takim vjen pas fitores ndaj Polonisë. Më favorite për ta fituar këtë takim është Suedia, mirëpo është një prej ndeshjeve ku të gjitha rezultatet janë të mundshme.

Më pas, në ora 18:00 kemi ndeshjen mes Kroacisë dhe Republikës Çeke në grupin D. Pas humbjes nga Anglia në ndeshjen e parë, Kroacia do ta kërkojë këndelljen në ndeshjen e dytë të grupit. Çekët e fituan ndeshjen e parë ndaj Skocisë falë paraqitjes fantastike të sulmuesit Schick, e sot ndaj Kroacisë punë do të kryente edhe barazimi, që do ta afronte dukshëm me kalimin e grupeve.

E premtja mbyllet me ndeshjen mes Anglisë dhe Skocisë, që luhet në ora 21:00. Duhet të jetë ndeshja më e lehtë e Anglisë në këtë grup. Do të shohim se sa ndryshime nga ndeshja e kaluar do t’i bëjë Southgate, formacioni i të cilit në ndeshjen e parë u diskutua shumë, por që megjithatë ai e arriti qëllimin dhe e mposhti Kroacinë.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani