Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHTYHEN DUELET

Ditë zie, shtyhen ndeshjet e nesërme në Superligë

Ditë zie, shtyhen ndeshjet e nesërme në Superligë


23 November, 2021 @20:44

Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi të lëshuar sonte, ka bërë të ditur se për shkak të aksidentit në Bullgari dhe shpalljes ditë zie të mërkurën në vendin tonë, janë shtyer duelet e ditës së mërkurë në Superligë.

“Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë njofton klubet dhe opinionin e gjerë se duke u bazuar në nenin 19 të Rregullores së Garave, ndeshjet e javës së 15-të në BKT Superligë, të parapara për t’u zhvilluar të mërkurën, shtyhen për ditën e enjte për shkak të shpalljes ditë zie në Republikën e Kosovës pas aksidentit tragjik në Bullgari, ku humbën jetën shumë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut,” - ka shkruar në njoftim.

Duelet e nesërme, do të luhen pasnesër në të njëjtin orar, ndërsa takohen: Gjilani-Drita, Drenica-Llapi dhe Ballkani-Malisheva.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga