Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHPËTIM IDRIZI

Do të arrijmë objektivin, pavarësisht kësaj humbjeje

Do të arrijmë objektivin, pavarësisht kësaj humbjeje


14 June, 2020 @19:35

Trajneri i Trepçës’89, Shpëtim Idrizi, që ka detyrë të vështirë për të shpëtuar ekipin në Superligë, ka thënë se gjykimi i ndeshjes ka qenë njëri ndër faktorët që ka ndikuar në rezultat.

Ai ka bërë të ditur se e kanë ditur cilësinë e Dritës, por referimi s’ka qenë real.

“Kemi ditur që kemi kundërshtar cilësor. Ne u munduam të krijojmë, por mendoj që referimi s’ka qenë real sot, pasi që patëm dy raste që do të mund të ishin penallti,” ka thënë Idrizi fillimisht për mikrofonin e Supersportit.

Përndryshe, goli i hershëm i Dritës ka ndikuar në aspektin psikologjik të lojës së ekipit të tij.

“Po, goli i hershëm i tyre ndikoi në aspekt psikologjik te lojtarët tanë,” ka thënë Idrizi, që vjet ka qenë kapiten i ekipit.

Ndërsa në pyetjen direkte të gazetarit të Supersportit Arlind Sadiku se gjykimi ka qenë faktor, Idrizi ka pohuar atë.

“Por sidoqoftë dhe pavarësisht kësaj ‘89-shit nuk i bjen morali me këtë disfatë dhe përkundër lojërave të vështira që na presin ne do të arrijmë objektivin,” ka thënë në fund ai.

Trepça’89 është në zonë të rrezikshme të Superligë dhe ndeshje pas ndeshjeje është duke kërkuar pikë që do ta shpien atë drejt mbijetesës.

Kujtojmë, tre verëra më parë ‘89shi ka qenë pjesëmarrësi i parë nga Kosova në kualifikime për Ligë të Kampionëve - ndërsa sot luftojnë për mbijetesë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga