SHQIPËRIA - JORDANIA
Dominon Shqipëria, por mungon goli
10 October, 2018 @21:57
Në takimin miqësor të zhvilluar sonte në “Elbasan Arena”, takim i cili nuk u përcoll nga shumë të pranishëm në stadium, gola nuk pati.
Shqipëria e Jordania zhvilluan një ndeshje që ‘la për të dëshiruar’ dhe gjatë 90 minutave rrjetat nuk u tundën në asnjë moment, duke bërë që rezultati final i ndeshjes të ishte 0-0.
Sa i përket rasteve për shënim, më e rrezikshme u tregua Shqipëria, e cila rastin më të mirë e pati me sulmuesin Uzuni, goditja e të cilit u ndal nga shtylla në minutën e 85’ të ndeshjes. Raste për shënim patën edhe Grezda e Veseli, mirëpo porta jordaneze mbeti e paprekur.
GRUPET DHE ORARI - LIGA E KOMBEVE
Kjo ndeshje ishte një ndeshje testuese e Shqipërisë pak ditë para ndeshjes në kuadër të Ligës së Kombeve, të cilën Shqipëria e luan ndaj Izraelit më 14 tetor.