PËRFAQËSUESJA
Kosova U19 e nis me barazim
10 October, 2018 @18:33
Përfaqësuesja U19 e Kosovës e ka filluar me barazim aventurën e saj në kualifikimet për Kampionatin Europian.
Të përzgjedhurit e trajnerit Ramiz Krasniqit, luajtën pa gola në përballjen me Austrinë, në ndeshjen e zhvilluar në Budapest të Hungarisë.
Ndeshjen e radhës Kosova e luan pas tri ditësh kundër përfaqësueses së Hungarisë.
Formacioni startues (4-3-3)
Flamur Gashi; Art Maloku, Leonat Vitija, Albion Pllana, Loti Celina (C); Kreshnik Krasniqi, Gentrit Limani, Ilir Krasniqi; Altrim Pajazit, Max Rugova, Bleart Tolaj |