KOSOVA - MALTA
Me çfarë formacioni luan Kosova?
10 October, 2018 @12:32
Një ditë para ndeshjes ndaj Maltës, le të shohim se me çfarë formacioni mund ta startojë ndeshjen Kosova.
Formacioni i mundshëm i Kosovës:
4-2:3-1: Samir Ujkani; Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Fidan Aliti, Benjamin Kololli; Herolind Shala, Hekuran Kryeziu; Milot Rashica, Besar Halimi, Arbër Zeneli; Vedat Muriqi.
LIGA E KOMBEVE - GRUPET DHE ORARI
Gjithsesi, i rikthyer si startues mund të jetë edhe Valon Berisha, edhe pse ai sapo është rikthyer nga lëndim, kurse si gjithnjë, në ‘balotazh’ për sulmin me Muriqin është edhe Atdhe Nuhiu. Natyrisht, këtë herë opcion për sulmin është edhe Lirim Kastrati, por jemi të mendimit që ai këtë takim do ta fillojë nga banka rezervë.