VENDIMET E KOMISIONIT DISIPLINOR
Shportë me plehëra drejt referit, ky është dënimi
9 October, 2018 @16:14
Komisioni Disiplinor i shkallës së parë të FFK-së ka shqyrtuar procedurat e hapura nga Komesari i Garave të Superligës dhe ka marrë Vendim që Llapi e Ferizaji të dënohen me nga një mijë euro.
Ferizaji është dënuar për shkak se spektatorët kanë hedhur shportë me plehëra në drejtim të asistent referit Artan Latifi në përballjen Ferizaji - Drenica.
Ferizaji kishte fituar këtë ndeshje, 2-0.
Ndërsa Llapi ka marrë për dënim shifrën e njejtë, për shkak se spektatorët vendas kanë fyer në kor ekipin mysafir si dhe kanë hedhur shishe pvc në drejtim të fushës pas përfundimit të takimit.
Llapi ishte mposhtur në këtë ndeshje nga Feronikeli, 0-1.
Ekipet kanë të drejtë ankese ka bërë të ditur njoftimi i FFK-së në afat prej tetë ditësh prej datës së shqiptimit të dënimit.