FLASIN BASTORET
Kosova super-favorit ndaj Maltës
9 October, 2018 @0:16
Koeficient më të mirë nga bastoret botërore për fitore Kosova ende nuk ka pasur.
E kjo, po ngjan pas rezultateve të mira të arritura gjatë këtij viti dhe posaçërisht në duelet e shtatorit.
Tash, para përballjes ndaj Maltës, që luhet më 11 tetor 2018, Kosova për fitore kuotohet me 1.26 nga bwin, ndërsa barazimi shkon në 5.5 e fitorja e mysafirëve nga ishulli i Mesdheut në 10.5.
Ky është koeficienti më i ulët që ka pasur ndonjëherë Kosova nga bastoret prej se është bërë anëtar i FIFAs e UEFAs, tre ditë para ndeshjes.