KONFERENCA

Challandes arsyeton mosftesën e Celinës
8 October, 2018 @14:18
Pak ditë para ndeshjes me Maltën, konferencë për shtyp ka mbajtur Bernard Challandes, përzgjedhësi i Kosovës.
Në pyetjen sa i përket mosftesës së Bersant Celinës, zvicrani u përgjigj:
“Bersanti është një lojtar shumë i mirë, por kësaj radhe kemi menduar se nuk është koha e duhur që ai të jetë me ne.” - përcjell faqja zyrtare e FFK-së.
Siç dihet ,ndeshjen ndaj Maltës Kosova e zhvillon të enjten më 11 tetor me fillim nga ora 20:45, kurse biletat për këtë ndeshje dalin në shitje që nga dita e sotme.