FTESAT E CHALLANDESIT

Kthehet Valoni, mungon Bersanti
5 October, 2018 @17:53
Selektori i Kosovës, Bernanrd Challandes, ka publikuar 23 emrat e futbollistëve të ftuar për përballjet e tetorit të Ligës së Kombeve.
Kosova më 11 tetor pret Maltën në Prishtinë, ndërsa tre ditë më vonë është mysafire e Ishujve Faroe.
Lajmi më i mirë për Kosovën është kthimi i Valon Berishës nga lëndimi, por ende nuk është konfirmuar nëse ai do të jetë në gjendje të luajë 90 minuta lojë. Ndërsa në listë mungon Bersant Celina.