FLAMURTARI - GJILANI
Pa fitues mes ‘të kuqeve’
4 October, 2018 @19:48
Në duelin e fundit të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në futboll, fitues nuk pati.
Flamurtari e Gjilani luajtën baraz mes tyre, për t’u detyruar kështu t’i ndajnë pikët.
Epërsia e Flamurtarit erdhi që në minutën e 6’ pas golit të shënuar nga sulmuesi në formë, Alban Shillova, e më pas Trevin Caesar i gjilanasve barazoi në minutën e 40’, duke bërë që skuadrat të shkojnë në pushim pranë rezultat 1-1.
Orvatjet e të dyja skuadrave në pjesën e dytë nuk rezultuan në prekjen e rrjetave dhe ndeshja u mbyll me rezultatin përfundimtar 1-1.
Pas 8 xhirove, Flamurtari ndodhet në vendin e tretë me 15 pikë, kurse Gjilani ka një pikë më pak.
FORMACIONET ZYRTARE
Flamurtari: Shehu, Maxhuni, Kabashi, Quansah, Dumani, Maliqi, Bruqi, Boshnjaku, Krasniqi, Shabani, Shillova. Trajner: Arsim Thaqi Gjilani: Kaçiu, Kastrati, Isufi, Mauricio, Halili, Jefferson, Mustafa, Nika, Ceaser, Pepa, Perez. Trajner: Sadat Pajaziti |