KEK-u - BALLKANI
Elektricistët kapin pikën e parë
3 October, 2018 @23:18
Pas 8 xhirove të zhvilluara, elektricistët e drejtuar nga Enis Nasufi kanë arritur të marrin pikën e parë në Superligë për këtë stinor.
KEK ka barazuar në shtëpi ndaj Ballkanit të Suharekës në Agron Rama të Obiliqit, në ndeshjen që përfundoi 2-2.
Ka qenë Atdhe Grajqevci i KEK-ut që shënoi për 1-0 në minutën e dytë të ndeshjes për 1-0.
Epërsi kjo e KEK-ut që zgjati vetëm 12 minuta, pasi që Jetmir Topalli i Ballkanit barazoi në minutën e 14-të të ndeshjes duke shënuar nga një organizim i mirë pas ndërprerjes për 1-1.
E njejta u përsërit edhe në pjesë të dytë të ndeshjes. Treviol Stullqaku shënoi në minutën e 47-të për epërsinë 2-1 të KEK-ut.
Dhe vetëm pas pak, Durim Gashi barazoi në minutën e 49-të për suharekasit në 2-2.
Deri në fund të ndeshjes nuk kishte më ndërrime në rezultat, e KEK-u iu gëzua pikës së parë të stinorit, që shpresohet t’i hapë rrugë për të tjerat.
11-shet startuese:
KEK-u: | Nika, Tejeci, Pnishi, Gjoka, Rakovica, Vitija, Grajqevci, Berisha, Stullqaku, Nimani, Gashi. Kryetrajner: Enis Nasufi | ||
BALLKANI: | Ruxhi, Krasniqi, Potoku, Kukaj, Berisha, Sejdiu, Elezaj, Baftiu, Emini, Topalli, Manevski. Kryetrajner: Sami Sermaxhaj |