KOMBËTARJA
Ftesat e Panuccit, injorohet kapiteni
3 October, 2018 @12:06
Në prag të dy ndeshjeve të muajit tetor, Christian Panucci ka publikuar listën e të ftuarve te kombëtarja e Shqipërisë në futboll.
Ajo që bie sy nga kjo listë është mungesa e Ansi Agollit, kapitenit të skuadrës, mungesë e cila raportohet që vjen pas deklaratave të lojtarit në fjalë pas ndeshjes me Skocinë. Pas humbjes ndaj Skocisë, Agolli deklaroi që Shqipëria ia dha vetë fitoren skocezëve, deklaratë që duket se nuk i ka pëlqyer përzgjedhësit italian, i cili e ka ‘injoruar’ Agollin për ndeshjet e tetorit.
LIGA E KOMBEVE - GRUPET DHE ORARI
Në kombëtare pas lëndimit është kthyer Eros Grezda, i cili është ftuar për këto ndeshje, ndërsa mungon sulmuesi Sindrit Guri, lojtar ky që ishte në listën e Panuccit muajin e kaluar.
Kujtojmë që Shqipëria këtë muaj për kundërshtarë ka Jordaninë (miqësore) dhe Izraelin (në kuadër të Ligës së Kombeve).
Lista e të ftuarve: