BARCELONA

Barcelona financiarisht në histori
3 October, 2018 @11:17
Kampionja aktuale e La Ligas, Barcelona, u bë skuadra e parë në histori të futbollit, ku të ardhurat e klubit arritën ta kalojnë shifrën e 1 miliard dollarëve.
Barça stinorin e kaluar fitoi 1.05 miliard dollarë dhe u bë skuadra e parë në histori që e arriti këtë shifër.
Katalonasit në stinorin 2017/18 u shpallën kampionë në La Liga, ndërsa aktualisht gjenden në krye të tabelës me 14 pikë të grumbulluara sikurse Real Madridi.