STATS
Sprintet në Premier League, zhgënjen Manchester United
2 October, 2018 @12:05
Një statistikë interesante rreth Premier Leagues angleze!
7 xhiro pas fillimit të sezonit të ri, le të shohim se cilat skuadra kanë realizuar më së shumti sprinte (vrapime të shpejta) deri më tash.
Vendi i parë jo rastësisht i takon Liverpoolit, skuadër që njihet për lojë të shpejt, me 154 sprinte të realizuara, ndërsa befasisht në vendin e dytë ndodhet skuadra e Huddersfield Town me plot 125, kjo për shkak të lojës me kundërsulme.
Ajo që bie më së shumti në sy në këtë listë është fakti që Manchester United ndodhet në vendin E FUNDIT me vetëm 59 sprinte të realizuara në 7 xhirot e para, më pak se çdo skuadër tjetër, fakt që në një lloj forme e ‘përforcon’ edhe më tepër krizën që skuadra 20 herë kampione e Anglisë po kalon në këtë fillim sezoni.
Më poshtë është paraqitur lista e plotë e skuadrave me numrin e sprinteve të realizuara nga secila.