JAVA E TETË
Veç 1 ditë pushim, Superliga rikthehet nesër
1 October, 2018 @12:25
Dje u mbyll xhiroja e shtatë e Superligës së Kosovës në futboll, ndërsa pushim do të ketë vetëm sot, pasi që elita e futbollit kosovar rikthehet me ndeshje menjëherë nesër.
Me fillim nga ora 15:30, Ferizaji nesër takohet me Drenicën, në ndeshjen e vetme të datës 2 tetor.
Më pas 4 ndeshje zhvillohen të mërkurën (3 tetor), e këto ndeshje janë:
Drita vs. Trepça ‘89
Liria vs. Prishtina
Llapi vs. Feronikeli
KEK-u vs. Ballkani.
E xhiroja mbyllet të enjten (5 tetor) me takimin mes Flamurtarit e Gjilanit, i cili sikur të gjitha takimet e tjera të xhiros, luhet me fillim nga ora 15:30.