KAPITENI
“Xhaka nuk mund të jetë kapiten! Ai nuk e reprezenton Zvicrën!”
1 October, 2018 @20:41
Granit Xhaka deri më tani ka veshur fanellën e Zvicrës 68 herë dhe ka shënuar gjithsej 10 gola në garat ndërkombëtare. Goli më i fundit i Xhakës për reprezentacionin helvetas ishte ai kundër Serbisë (në World Cup Russia 2018) i festuar me shqiponjën dy-krerëshe.
Meqë për momentin, 34-vjeçari Stephan Lichtsteiner mban shiritin e kapitenit, ai pritet ta dorëzojë me mbarimin e karrierës së tij, dhe Granit Xhaka do të ishte pasardhësi më i denjë për detyrën e kapitenit të skuadrës zvicrane.
Por jo të gjithë mendojnë kështu, e sidomos ish-mbrojtësi i Liverpool-it, Zvicrani 44-vjeqar, Stephane Henchoz, i cili e ka reprezentuar Zvicrën 74 herë në arenën ndërkombëtare.
Henchoz ka deklaruar se Xhaka do të ishte zgjidhje e gabueshme për udhëheqjen e ekipit zvicran për shkak të prejardhjes ballkanase dhe ekipit të përbërë me prejardhje nga vendet e ndryshme të botës.
“Ai është një i rregullt në Arsenal, por unë mendoj që kapiteni duhet ta reprezentojë Zvicrën dhe skuadrën, dhe Xhaka nuk është një i tillë.” — kishte deklaruar Henchoz për Blick.
“Ky do të ishte një problem. Lojtarët si Sommer, Lichtsteiner, ose Schar, të cilët e reprezentojnë Zvicrën tradicionale, mund të ndihen të anashkaluar, sikur fansat që nuk do të mund të identifikoheshin me ekipin zvicran.
“Lojtarët zvicranë që nuk kanë imigruar dhe fansat zvicranë, do të ndiheshin te anashkaluar.” — ka shtuar më tej Stephane Henchoz.
Valon Behrami ishte ai i fundit që u ndje i anashkaluar pasi që pas 13 viteve paraqitje me fanellen zvicrane dhe 83 ndeshjeve më vonë, u njoftua për “pensionimin” e tij përmes një telefonate nga selektori aktual.
Foto më poshtë paraqet skuadrën aktuale të Zvicrës me paraqitjet dhe rezultatet individuale për secilin lojtar aktiv.
Pritet të mësohet nëse Granit Xhaka do të jetë kapiteni i radhës për skuadren zvicrane dhe se si një gjë të tillë do të mirëpritej (apo jo) nga mediat dhe të tjerët.