ZYRTARE

Vllaznia me trajner të ri
2 October, 2018 @17:33
Pas startit tejet të dobët të sezonit në Ligën e Parë, Vllaznia ka vendosur të emërojë një trajner të ri.
Bëhet fjalë për trajnerin Ali Osmani, ish-lojtarin e Prishtinës dhe ish-trajnerin e po të njëjtës skuadër, i cili që nga sot do ta drejtojë skuadrën nga Pozherani.
Pas 6 xhirove të para, Vllaznia ndodhet e fundit në klasifikim në Ligën e Parë, ndërsa ndeshjen e radhës e luan nesër ndaj Dukagjinit në shtëpi.