VENDIMET E DISIPLINORES
4 ekipe të Superligës me dënim të njejtë
2 October, 2018 @14:29
Komisioni Disiplinor (KD) i Superligës së Kosovës në futboll ka marrë Vendim për rastet, të cilat ishin inicuar nga Komisioni i Garava (KG) pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së kaluar, zhvilluar më 29 dhe 30 shtator 2018.
Kështu, Drita, Liria, Flamurtari dhe Feronikeli - kanë marrë shqiptimin e masës displinore: qortim!
Drita këtë e ka si “dhuratë” nga derbi Gjilani-Drita. Liria nga ndeshja Liria-Llapi. Flamurtari nga dueli ndaj Feronikelit si vendas. E edhe Feronikeli nga e njejta ndeshje.
Arsyeja e të gjithëve është lëshim i pjesshëm në organizim, si dhe manifestim i sjelljeve të gabuara nga tifozët.