NUMRAT E EKIPEVE NË UEFA
UEFA zyrtarizon numrin e ekipeve të Kosovës për stinorin 2019/20
2 October, 2018 @13:19
UEFA përmes një komunikate zyrtare i ka bërë të ditur FFK-së se në edicionin 2019/20 të garave të saja, do të marrin pjesë dy ekipe kosovare.
Kështu, për shkak të rezultateve jo të mira të skuadrave tona në dy stinorët e fundit në gara të UEFA-së, numri i ekipeve ka mbetur minimal, dy.
Rrjedhimisht, sikurse në stinorin e kaluar 2017/18, edhe këtë stinor 2018/19 kampioni do të shkojë në kualifikime për Ligë të Kampionëve, ndërsa fituesi i Kupës në Evropa Ligë.
Në edicionin e parë të pjesëmarrjes së ekipeve kosovare në gara të UEFA-së kanë marrë pjesë Trepça’89 (Liga e Kampionëve) dhe Prishtina (Evropa Ligë). Ndërsa në të dytin, Drita (Liga e Kampionëve) dhe Prishtina (Evropa Ligë).