GJYQTARËT E XHIROS
Kuptohen referët e përballjeve të xhiros
2 October, 2018 @13:38
FFK ka bërë të ditur emrat e referëve që do të ndajnë drejtësinë në përballjet e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës.
Në përballjen e sotme, Ferizaji-Drenica, gjyqtar kryesor do të jetë Shpëtim Murtezi, ndërsa ndihmës: Meriton Berisha dhe Arton Latifi.
Në ndeshjet e nesërme:
Drita-Trepça’89 (Visar Kastrati, kryesor; Driton Preniqi dhe Elvis Bicaj anësorë).
Liria-Prishtina (Mervan Bejtullahu kryesor, Jakup Musolli dhe Erduan Baliqi anësorë).
Llapi-Feronikeli (Alban Shala kryesor, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj anësorë).
KEK-Ballkani (Erdall Zasella kryesor, Imran Kabashi dhe Gzim Mehmeti anësorë).
Pasnesër: Flamurtari-Gjilani (Dardan Çaka kryesor, Safet Berisha dhe Fatmir Abrashi anësorë).