FERIZAJ - DRENICA

Ndalet ‘agjërimi’ i golave, vjen fitorja
2 October, 2018 @17:23
Në takimin hapës të xhiros së tetë, Ferizaji ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2-0 ndaj skuadrës së Drenicës në shtëpi.
Fitorja e Ferizajit erdhi përmes golave të shënuar nga Genc Hamiti (pikërisht ish-lojtar i Drenicës) dhe Dren Gashi, gola që për ferizajasit erdhën pas një priteje mjaft të gjatë, pasi që golin e fundit Ferizaji e kishte shënuar para 1 muaji, në humbjen e pësuar 5-1 ndaj Llapit në xhiron e tretë,
Në një lloj forme, kjo fitore e arritur për Ferizajin erdh si pasojë e ‘ligjit të pashkruar të futbollit”. Kjo për faktin se në pjesën e parë të ndeshjes skuadrës së Drenicës iu anuluan plot 3 gola, që të trija këto për shkak të pozicionit të parregullt jashtë loje, gjë që ndodhë rrallë herë në futboll.
E në pjesën e dytë, kjo iu revanshua skuadrës nga Skenderaji, e cila u ndëshkua fillimisht nga goli i Genc Hamitit, lojtar ky që u shërbye nga Florim Bërbatovci në minutën e 67’ të ndeshjes, e më pas nga gjithçka u vendos nga Dren Gashi në minutën e 87’.
Me këtë fitore, Ferizaji del të paktën përkohësisht nga zona ‘e ftohtë’ e tabelës, kurse Drenica mbetet në mes të tabelës me 12 pikë.
FORMACIONET STARTUESE
Ferizaj: Blakqorri, Kacar, Haxhaj, Kaqiku, Karabeg, Mone, Ajani, Hamiti, Gashi, Bërbatovci, Mazrekaj. Trajner: Afrim Tovërlani. Drenica: Ymeri, Sykaj, Islamaj, Pasoma, Bejta, Rexhaj, Thaqi, Elshani, Dajaku, Uka, Eminhaziri. Trajner: Tahir Lushtaku. |