CHAMPIONS LEAGUE

Vëmendja në Londër e Napoli
3 October, 2018 @12:40
Pas ndeshjeve të luajtura mbrëmë, sonte zhvillohen edhe 8 të tjera në kuadër të xhiros së dytë të grupeve në Champions League.
Pa anashkaluar të tjerat, dy nga ndeshjet më interesante të natës pritet të jenë ato që luhen në Londër e në Napoli.
Në kryeqytetin anglez, Tottenhami me një numër të madh të mungesave pret Barcelonën, skuadër kjo që ka lëshuar pikë në ndeshjet e fundit në La Liga, kurse në Napolin e famshëm të Maradonës, skuadra vendase përballet me Liverpoolin në kuadër të Grupit C.
Lista e plotë e ndeshjeve të sontme është paraqitur në foton e mëposhtme: