UMIT KARAN TE SHKUPI
Ish sulmuesi i Turqisë, trajner i Shkupit
4 October, 2018 @20:39
Skuadra e Shkupit që luan në elitë të Maqedonisë, ka emëruar trajner të ekipit sulmuesin e dikurshëm të reprezentacionit të Turqisë, Umit Karan.
Në deklratën e tij gjatë prezentimit të trajnerit, drejtori sportiv i Shkupit, Omer Bunjaku, ka thënë se me Karanin ekipi do të fillon frymën e ngritjes në një ekip të njohur e të respektuar ndërkombëtarsisht.
E turku ka shprehur kënaqësinë e tij që është pjesë e një projekti premtues. Më parë, Shkupi ka qenë nën drejtimin e Zekirija Ramadanit, trajneri që tash po drejton liderin e Superligës, Feronikelin, ndërsa më parë është bërë kampion i Kosovës me Trepçën’89.
Shkupi pas tetë xhirove të para në elitën e futbollit maqedonas është në pozitën e fundit të klasifikimit me vetëm 5 pikë, ndërsa në xhiron që vjen luan me Rabotnickin.