LISTA E KOSOVËS U21
22-shja e fundit për këto kualifikime
4 October, 2018 @21:07
Përzgjedhësi i Kosovës U21, Rafet Prekazi, ka përpiluar emëroren e futbollistëve, të cilët do t’i ketë në dispozicion për ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2019 kundër Izraelit, më 16 tetor. Grumbullimi i futbollistëve do të bëhet më 9 tetor, derisa stërvitja e parë do të mbahet në fushën në Mazgit, në orën 15:00.
Kosova U21 luan duelin e fundit në kuadër të kualifikimit ndaj Izraelit U21 dhe tashmë nuk ka gjasa teorike kualifikimi, pasi që prej 9 ndeshjeve ka tubuar 12 pikë, derisa rivalët mbi saj janë Irlanda (14 pikë, 8 ndeshje), Norvegjia (14 pikë, 8 ndeshje), Izraeli (8 pikë, 8 ndeshje) dhe Gjermania (19 pikë, 8 ndeshje).
Duelet e mbetura:
Izraeli - Irlanda
Gjermania - Norvegjia
Izraeli - Kosova
Norvegjia - Azerbajxhani
Gjermania - Irlanda