DRITA - TREPÇA '89
Ish-kampionët, qetë
3 October, 2018 @23:31
Dy kampionët e fundit të Superligës, Drita dhe Trepça’89 nuk kanë gjetur fitues në përballjen e sotme të zhvilluar në stadiumin e qytetit të Gjilanit.
Ndeshja ka nisur me raste nga të dyja palët, derisa Renato Hyshmeri i Trepçës’89 dhe Betim Haxhimusa i Dritës tentuan në fillim me gjysmëraste.
Por, nuk vonoi dhe ka qenë më i dalluari i Dritës, Xhevdet Shabani, që ka shënuar për 1-0, për të gëzuar intelektualët në minutën e 18-të të ndeshjes.
Ekipi i Shpëtim Duros pas golit morri hov. Tentoi pas pak edhe Endrit Krasniqi, por nuk gjeti kornizën e portës nga një rast ideal.
E në pjesën e dytë, Trepça’89 e Gugash Maganit morri veten. Ka qenë maqedonasi Martin Mircevski që shënoi për barazim 1-1, pasi që goditjes së mëhershme i rezistoi Edvan Bakaj në portë, e maqedoni çoi topin drejt rrjetës, në minutën e 66-të.
Raste deri në fund u shënuan edhe nga gjilanasit (me Haxhi Nezirajn) edhe nga mitrovicasit (me Ylber Malokun), por rezultati nuk ndërroi dhe dy pjesëmarrësit e Ligës së Kampionëve nga Kosova në stinorët e fundit u ndanë me nga një pikë nga përballja.
11-shet startuese:
DRITA: | Bakaj, Kaja, Gërbeshi, Limani, Shala, Shaqiri, B.Shabani, Vucaj, Krasniqi, Xh.Shabani, Haxhimusa. Kryetrajner: Shpëtim Duro | ||
TREPÇA '89: | Beqiri, Pira, Shosha, Basriu, Mersini, Neziri, Gava, Jashari, Hyshmeri, Manaj, Muja. Kryetrajner: Gugash Magani |