SUSPENDIMI
Hendikep te Feronikeli
5 October, 2018 @15:37
Suspendimi i njërit ndër sulmuesve kryesor të skuadrës për dy ndeshje moslojë, pritet të jetë hendikep për Feronikelin.
Kjo, pasi që sulmuesi Kastriot Rexha është dënuar me dy ndeshje moslojë për shkak të kartonit të kuq të marrë në përballjen Llapi-Feronikeli, të zhvilluar në xhiron e kaluar (VIII).
Rexha ishte ndëshkuar me të kuq, pasi që ishte fauluar nga kundërshtari dhe e prej toke, e kishe goditur me top Behar Maliqin, pas së cilës Maliqi kishte rënë në tokë.
Rexha është startues thuajse në çdo ndeshje të Feronikelit dhe ka dhënë kontribut të madh në ngritjen e skuadrës në krye të tabelës, ndërsa ka shënuar 2 gola deri tash këtë stinor.
Feronikeli në dy xhirot që vjen luan ndaj KEK-ut dhe ndaj Prishtinës.