NGA KOMISIONI DISIPLINOR
Drita, Gjilani e Prishtina me gjoba katërshifrore
5 October, 2018 @15:08
Tre skuadra të Superligës kanë marrë dënime katërshifrore nga KD e FFK-së, bën të ditur raporti i fundit i botuar.
Prishtina është gjobitur me një mijë euro dënim, për shkak se ka qenë në procedurë disiplinore për sjelle të gabuara të shikuesve të klubit (ofendime drejt trajnerit Mirel Josa), në përballjen Prishtina-Flamurtari.
Gjilani është gjobitur me një mijë euro gjithashtu, për shkak të hudhjes së gjësendeve të tifozëve në fushë dhe fyerje e ofendime në kor drejt ekipit rival.
Drita gjithahtu ka marrë shifrën e njejtë të dënimit, për shkak të hudhjes së gjësendeve nga publiku në fushë para dhe pas përfundimit të takimit.
Ekipet kanë afat 15 ditë për të paguar dënimin.