KOSOVA - MALTA
Kundërshtari i Kosovës publikon të ftuarit
5 October, 2018 @13:10
Pak ditë para ndeshjes mes Kosovës dhe Maltës, ndeshje që zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve, përfaqësuesja e Maltës e ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për këtë takim.
Mungesë për Maltën në duelin ndaj Kosovës është Joseph Zerafa, i cili nuk ka të drejtë loje për shkak të suspendimit, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës duket se është në rregull.
LIGA E KOMBEVE - GRUPET DHE ORARI
Pas dy xhirove të para në grupe, Kosova i prin grupit me 4 pikë, kurse Malta momentalisht ndodhet në vendin e fundit të grupit.
Takimi mes përfaqësueseve në fjalë zhvillohet më 11 tetor me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Lista e plotë e të ftuarve te përfaqësuesja e Maltës:
Portierë:
Henry Bonello (Valletta); Andrew Hogg (Hibernians); Steve Sultana (Balzan).
Mbrojtës:
Andrei Agius (Hibernians; Ferdinando Apap (Victoria Hotspurs); Cain Attard (Birkirkara); Steve Borg (Valletta); Ryan Camilleri (Valletta); Clayton Failla (Floriana); Michael Johnson (Balzan); Joseph Mbong (Hibernians);
Mesfushorë:
Roderick Briffa (Gżira United); Juan Corbalan (Gżira United); Paul Fenech (Birkirkara); Jake Grech (Birkirkara); Bjorn Kristensen (Hibernians); Rowen Muscat (Valletta); Stephen Pisani (Floriana).
Sulmues:
Andrew Cohen (Gżira United); Alfred Effiong (Balzan); Jean Paul Farrugia (Sliema Wanderers); Michael Mifsud (Birkirkara); Andrè Schembri (Apollon Limassol, Cyprus).