AMIR RRAHMANI

Rrahmani me gol, para ndeshjes ndaj Maltës
7 October, 2018 @21:57
Qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, ka shënuar golin e fundit të fitores së Dinamos së Zagrebit (0-3) sot në përballje ndaj Rudesit në elitën e futbollit kroat.
Ky ka qenë goli i parë i Rrahmanit këtë stinor me fanellën e Dinamos, ndërsa goli vjen disa ditë para duelit ndaj Maltës, jetik për Kosovën në përballjet e Ligës së Kombeve.
Dinamo është e para në HNL me 24 pikë nga 10 ndeshje, ndërsa Rudes, i fundit me vetëm 2 pikë nga po aq ndeshje.