MILAN - CHIEVO

7 ndeshje, 8 gola, Milan ka liderin e ri!
7 October, 2018 @16:59
Njëjtë sikur në skuadrat e tij të mëparshme, Gonzalo Higuain nuk po e ka problem golin as te Milani.
Me dy gola të shënuar sot, argjentinasi tashmë ka 8 gola në 7 ndeshje me Milanin, shifra që tregojnë formën e tij fantastike në këtë fillim sezoni.
Ndeshja e sotme në të cilën shkëlqeu argjentinasi u mbyll me rezultat 3-1 në të mirë të Milanit, rezultat i cili e ngrit Milanin në kuotën e 12 pikëve, por kjo skuadër ka një takim më pak të zhvilluar.