GJILANI - LIRIA

BOROZANI / ARKIV
Karahoda vendimtar, pak ‘frymëmarrje’ për Lirinë!
7 October, 2018 @16:57
Pas 3 xhirove radhazi pa fitore, Liria nga Prizreni sot ka arritur tri pikë shumë të vlefshme në takimin e luajtur si mysafire e Gjilanit.
I vetmi gol i ndeshjes u shënua nga Fatih Karahoda, ish-sulmuesi i Gjilanit, i cili e gjeti rrjetën në fundin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, e sidomos në 20 minutat e fundit, presioni i Gjilanit rritej gjithnjë e më tepër, mirëpo prizrenasit u mbajtën mirë dhe arritën ta mbyllnin këtë takim me fitore.
Kjo fitore bën që Liria të largohet nga zona ‘e ftohtë’ të paktën përkohësisht dhe të kalojë në zonën e barazhit, mbi Ballkanin, kurse Gjilani aktualisht ndodhet ne vendin e pestë me 14 pikë.
FORMACIONET STARTUESE
GJILANI: Kaçiu, Kastrati, Papuçi, Halili, Isufi, Muça, Mustafa, Nika, Caesar, Perez, Hysa. LIRIA: Gashi, Bytyqi, Walidio, Gjeraj, Thaqi, Mustafa, Susuri, Fetahaj, Gashi, Binishi, Karahoda. |